Rreth nesh

Trupi shumësektorial për monitorimin e femicideve dhe tentativave për femicid

Trupi shumësektorial i punës është një grup profesional vullnetar shumësektorial që ofron monitorim sistematik, analizë dhe identifikim të trendëve në lidhje me femicidet dhe tentativat për femicid në vend. Trupi është themeluar si një përpjekje e përbashkët, nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit të nënshkruara ndërmjet Rrjetit Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje dhe Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, si dhe institucioneve kryesore të sistemit: Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Këshillit Gjyqësor, Prokurorisë Publike të Republikës dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Qëllimi dhe roli

Qëllimi kryesor është të sigurojë analizë ndërdisiplinore me fokus te viktimat, nëpërmjet:

vëzhgimit të trendëve dhe faktorëve të rrezikut

identifikimit të mangësive institucionale dhe praktikave të mira

përgatitjes së rekomandimeve për avancimin e politikave publike dhe protokolleve institucionale

Trupi i punës nuk ka kompetenca publike dhe nuk vepron në raste konkrete. Anëtarët e trupit respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet ligjore dhe nuk mund të ndikojnë në hetimet në vijim apo në procedurat gjyqësore.

Përbërja

Trupi i punës përbëhet nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave me mandat dhe ekspertizë në fushën e dhunës me bazë gjinore dhe të drejtave të njeriut, ndër të cilët:
  • Prokuroria Publike e RMV-së

  • Këshilli i Prokurorëve Publikë

  • Këshilli Gjyqësor

  • Ministria e Punëve të Brendshme

  • Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

  • Ministria e Shëndetësisë

  • Ministria e Drejtësisë

  • Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

  • Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut

  • Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje

  • Sipas nevojës: organizata lokale të shoqërisë civile, gjykatësit nga gjykatat themelore dhe të apelit, përfaqësues nga Avokati i Popullit dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (pa anëtarësi formale dhe pa të drejtë vote)

Mandati

Trupi i punës ka mandat që:

  • të kryejë analizë të rasteve të vrasjeve dhe tentativave për vrasje të grave për periudhën 2014 – 2024
  • të monitorojë rastet e reja nëpërmjet ndjekjes së procedurave gjyqësore, duke filluar nga janari 2025
  • të nxisë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shkëmbimin e të dhënave
  • të propozojë harmonizimin me standardet ndërkombëtare (Konventa e Stambollit, CEDAW etj.)
  • të përgatisë raporte të rregullta dhe të posaçme mbi gjendjen dhe masat e nevojshme për parandalim

Gjatë punës së tij, trupi përmbahet nga komentimi i rasteve individuale përderisa procedurat janë në vijim, dhe përqendrohet në zgjidhje sistemike.

Raporte dhe rekomandime

Në bazë të analizave, trupi i punës përgatit rekomandime për përmirësimin e kornizës ligjore, koordinimit institucional dhe praktikave. Këto rekomandime do të shërbejnë si instrument kyç për avancimin e sistemit për parandalimin e femicideve.

Raportet periodike, trupi i punës do t’i dorëzojë edhe te Trupi Nacional Koordinues për Zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, me të cilin bashkëpunon ngushtë.

Observatory for Femicide
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e NjeriutRrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje

© 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Zhvilluar nga Afillix