është ndërprerja e shtatzënisë te një grua pa qenë e informuar më parë dhe pa dhënë pëlqimin me shkrim, si dhe kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale ndaj një gruaje pa qenë e informuar më parë dhe pa dhënë pëlqimin me shkrim, përkatësisht pa kuptuar procedurën, që ka për qëllim ose si pasojë humbjen e aftësisë së saj për riprodhim natyror.
është çdo veprim që kufizon ose pengon disponimin me të ardhurat personale dhe me mjetet financiare, të nevojshme për mirëmbajtjen e amvisërisë së përbashkët familjare dhe kujdesin për fëmijën, duke shkaktuar varësi ekonomike të viktimës.
është çdo veprim që përfshin përdorimin e forcës fizike ose çdo veprim me të cilin cenohet shëndeti dhe integriteti fizik e psikik i viktimës.
ndaj grave nënkupton dhunën e drejtuar kundër gruas për shkak të përkatësisë së saj në gjininë femërore, e cila shkakton ose mund të shkaktojë dëmtim ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike për gratë, duke përfshirë kërcënimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta dhe frikësimin për akte të tilla, shtrëngimin ose privimin arbitrar nga liria, pavarësisht nëse ato ndodhin në jetën publike apo private.
përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe diskriminim ndaj grave dhe nënkupton të gjitha veprimet e dhunës me bazë gjinore që shkaktojnë ose ka gjasa të shkaktojnë dëmtim ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike për gratë, duke përfshirë kërcënimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta dhe frikësimin për akte të tilla, shtrëngimin ose privimin arbitrar nga liria, pavarësisht nëse ndodhin në jetën publike apo private.
nënkupton keqtrajtimin, fyerjen, rrezikimin e sigurisë, lëndimin fizik, dhunën seksuale ose çdo lloj dhune tjetër psikologjike, fizike apo ekonomike me të cilën shkaktohet ndjenjë pasigurie, rreziku ose frike, duke përfshirë edhe kërcënimet për veprime të tilla, ndaj bashkëshortit, prindërve ose fëmijëve, ose ndaj personave të tjerë që jetojnë në bashkësi martesore ose jashtëmartesore apo në një amvisëri të përbashkët familjare, si dhe ndaj bashkëshortit aktual ose të mëparshëm, partnerit jashtëmartesor ose personave që kanë fëmijë të përbashkët ose janë në marrëdhënie të afërta personale, pavarësisht nëse autori e ndan ose e ka ndarë të njëjtën banesë me viktimën apo jo.
nënkupton sjelljen e bashkëshortit ose partnerit aktual apo të mëparshëm, i cili shkakton dhunë fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike.
është çdo sjellje që përfshin përdorimin e detyrimit, frikësimit ose kërcënimit, e cila shkakton ndjenjë frike, rrezikimi, shqetësimi ose cenim të dinjitetit dhe integritetit psikik të viktimës.
është çdo veprim me natyrë seksuale, i kryer me çfarëdo pjese të trupit ose objekti mbi trupin e një personi tjetër, pa pëlqimin e tij/saj. Dhunë seksuale konsiderohet edhe nxitja i një personi, pa pëlqimin e tij/saj, për t'u përfshirë në akte me natyrë seksuale me një person të tretë. Pëlqimi duhet të jepet në mënyrë vullnetare, si shprehje e vullnetit të lirë të personit.
është forma më e rëndë e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe shfaqet në shumë forma. Shkaqet qëndrojnë në shpërndarjen historikisht të pabarabartë të pushtetit ndërmjet burrave dhe grave, si dhe në diskriminimin sistematik me bazë gjinore. Mungesa e një kornize ligjore që promovon barazinë gjinore dhe/ose moszbatimi i saj kontribuon në qasjen e pabarabartë të grave dhe burrave në arsim, kujdes shëndetësor, mbrojtje sociale, punë të paguar, fitimin e pronës, financa dhe shumë fusha të tjera. Mundësitë e pabarabarta të grave dhe burrave çojnë në rritje të rrezikut që gratë të bëhen viktima të dhunës.
janë gra dhe vajza që kanë arritur të dalin nga mjedisi i dhunshëm dhe të ndërpresin ciklin e dhunës, pavarësisht nëse sjelljet e dhunshme kanë ndodhur një herë apo më shumë herë.
është një koncept që i referohet konstruktit shoqëror dhe kulturor të të qenit burrë ose grua. Megjithatë, disa persona nuk identifikohen brenda sistemit binar mashkull–femër. Gjinia ekziston pavarësisht seksit biologjik, kështu që gjinia e një individi nuk përputhet gjithmonë me seksin që i është caktuar në lindje.
është prerja, infibulimi ose çdo formë tjetër e dëmtimit të plotë ose të pjesshëm të buzëve të mëdha të vulvës (labia majora), buzëve të vogla të vulvës (labia minora) ose klitorit të gruas.
është abuzim i pushtetit, përdorimi i kërcënimeve, forcës ose formave të tjera të detyrimit, mashtrimit apo keqinterpretimit, me qëllim kontrollimin e sjelljes dhe jetës së grave.
është çdo person fizik dhe juridik që ka kryer dhunë ose nuk ka ndërmarrë veprime për të parandaluar dhunën.
është detyrimi, joshja, mashtrimi, kërcënimi ose çdo formë tjetër e imponimit ndaj një të rrituri ose fëmije për të lidhur martesë ose për të hyrë në bashkëjetesë jashtëmartesore.
janë një lloj i martesave të detyruara, pasi konsiderohet se një person i mitur nuk mund të marrë vendim për lidhjen e martesës dhe krijimin e familjes dhe se martesa në moshë të hershme mund të çojë në vuajtje të përhershme emocionale, fizike dhe psikologjike. Gjithashtu, për vajzat, martesa e hershme nënkupton shkatërrimin e mundësive për arsim dhe perspektivë ekonomike dhe ndikon në rritjen e varfërisë në shumë komunitete në botë. Një veprim i tillë, në dokumentet ndërkombëtare, konsiderohet si abuzim ndaj fëmijës dhe si i tillë përbën vepër penale.
janë marrëdhënie personale ndërmjet personave që janë ose kanë qenë në marrëdhënie partneriteti, pavarësisht nëse kryerësi i veprës e ndan ose e ka ndarë të njëjtën banesë me viktimën apo jo.
kanë për qëllim mbrojtjen e viktimave nga dhuna e ardhshme, pa e përjashtuar mbrojtjen e garantuar nga legjislacioni penal. Në këtë kuptim, ato trajtohen si një mënyrë paralele, më pak imponuese dhe pozitive e mbrojtjes, respektivisht sigurimit të sigurisë së viktimës. Qëllimi kryesor i këtyre masave është të mundësojnë ndihmë të menjëhershme dhe të shpejtë për viktimën, në varësi të eskalimit, përkatësisht shkallës dhe llojit të dhunës. Ato shqiptohen nga gjykata, në bazë të një propozimi paraprak për shqiptimin e tyre nga: Ministria e Punëve të Brendshme; Qendra për Punë Sociale; prindi ose kujdestari (nëse viktima është e mitur); ose vetë viktima. Në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje parashikohen 11 masa të përkohshme mbrojtëse. Përveç masave të përkohshme, ekzistojnë edhe masa urgjente mbrojtëse për eliminimin e rrezikut të menjëhershëm dhe serioz për jetën dhe integritetin fizik e psikik të viktimës dhe anëtarëve të familjes së saj. Masat urgjente mbrojtëse janë: largimi i kryerësit nga banesa dhe ndalimi i afrimit të kryerësit te banesa e viktimës, të cilat shqiptohen me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pa pëlqimin e viktimës.
është një term që përdoret për të vendosur bazën e definicionit statistikor të vrasjeve me bazë gjinore të grave dhe vajzave (femicid) dhe u referohet shkaqeve kryesore — siç janë rolet stereotipike gjinore, diskriminimi ndaj grave dhe vajzave, pabarazia dhe marrëdhëniet e pabarabarta të pushtetit ndërmjet grave dhe burrave në shoqëri — të cilat e karakterizojnë kontekstin specifik në të cilin ndodhin këto vrasje. Këta faktorë mund të çojnë në dhunë nga ana e kryerësve të veprës kur sjellja e gruas perceptohet si devijim nga normat shoqërore ose nga rolet stereotipike gjinore. Në këtë kontekst, termi “motiv me bazë gjinore” nuk i referohet qëllimit subjektiv të kryerësit për të kryer vrasjen, por shkaqeve themelore, strukturore. Motivi subjektiv i kryerësit të veprës — si, për shembull, paragjykimi ose urrejtja ndaj grave — mund të jetë i pranishëm në raste të caktuara, si shtesë e “motivimit me bazë gjinore“.
është çdo sjellje verbale, joverbale ose fizike me natyrë seksuale, e cila ka për qëllim ose si pasojë cenimin e dinjitetit të personit, veçanërisht kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose fyes.
është çdo sjellje e padëshiruar verbale, jo verbale ose veprim tjetër me natyrë seksuale, që ka për qëllim ose si pasojë cenimin e dinjitetit të personit ose krijimin e një mjedisi, qasjeje ose praktike kërcënuese, armiqësore, poshtëruese ose frikësuese.
është çdo sjellje e qëllimshme me kërcënime të përsëritura të drejtuara ndaj një personi tjetër, të cilat bëjnë që ai person të frikësohet për sigurinë e tij. Kjo përfshin sjellje të përsëritura me natyrë kërcënuese të drejtuara ndaj një personi të caktuar, të cilat kanë si pasojë krijimin e ndjenjës së frikës te viktima. Sjellja kërcënuese mund të konsistojë në ndjekjen e vazhdueshme të viktimës, komunikimin e padëshiruar me të nëpërmjet të gjitha mjeteve të disponueshme të komunikimit, duke përfshirë edhe mjetet moderne të komunikimit dhe teknologjinë kompjuterike, si dhe vënien në dijeni të viktimës se është duke u vëzhguar. Gjithashtu, përndjekja përfshin ndjekjen fizike të viktimës, paraqitjen në vendin e saj/tij të punës, në aktivitete sportive ose institucione arsimore ku viktima është e pranishme, si dhe përndjekjen virtuale në rrjetet sociale. Për më tepër, përndjekja mund të përfshijë forma të ndryshme të sjelljes së paligjshme, si shkatërrimi i pronës, lënia e gjurmëve të fshehta të kontaktit me sendet personale të viktimës, shënjestrimi i kafshëve shtëpiake, krijimi i identiteteve të rreme ose përhapja e informacioneve të pavërteta në internet.
është një proces i vazhdueshëm që zbatohet nga institucionet shtetërore dhe organizatat e shoqërisë civile, me qëllim përfshirjen e plotë/rikthimin në shoqëri (integrimin) dhe rimëkëmbjen (rehabilitimin) e grave që kanë përjetuar një formë të dhunës me bazë gjinore. Ky proces nënkupton që gruaja që ka përjetuar dhunë të rehabilitohet dhe të riintegrohet nga aspekti psikologjik, social, juridik dhe ekonomik, në mënyrë që t'i sigurohet rikthimi në mjedisin e saj parësor (familjen dhe komunitetin lokal), si dhe, në një kontekst më të gjerë, rikthimi/ripërfshirja në shoqëri nëpërmjet ofrimit të shërbimeve psikosociale, mbështetjes juridike, kujdesit shëndetësor dhe fuqizimit ekonomik. Riintegrimi përfshin gjithashtu ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për fëmijët dhe/ose familjen e gruas viktimë.
është klasifikimi i njerëzve si meshkuj dhe femra. Në lindje, foshnjave u caktohet seksi, zakonisht në bazë të pamjes së anatomisë së tyre të jashtme. Seksi i një personi, siç përcaktohet nga biologjia, është një kombinim i karakteristikave trupore që përfshin: kromozomet, hormonet, organet e brendshme dhe të jashtme riprodhuese, si dhe karakteristikat sekondare seksuale. Foshnjat, seksi i të cilave nuk mund të klasifikohet as si mashkull e as si femër, klasifikohen si interseksual.
janë shërbime mbështetëse që krijojnë dhe ofrojnë një paketë shërbimesh për t'iu përgjigjur nevojave specifike të viktimave të formave të ndryshme të dhunës ndaj grave dhe, për këtë arsye, nuk janë të qasshme për popullatën e përgjithshme. Edhe pse këto shërbime të specializuara mund të menaxhohen dhe financohen edhe nga shteti, në pjesën më të madhe ato ofrohen nga organizatat joqeveritare që veprojnë në këtë fushë. Në shërbimet e specializuara përfshihen: strehimoret për gratë viktima të dhunës, qendrat e krizës për viktimat e përdhunimit, qendrat për viktimat e dhunës seksuale, linjat telefonike të ndihmës dhe qendrat e këshillimit (ndërhyrje në krizë, këshillim psikologjik dhe ndihmë juridike falas). Shërbimet e specializuara ofrohen pa pagesë, në mënyrë që garanton mbrojtjen e privatësisë, dinjitetit dhe reputacionit të viktimave. Ato janë të qasshme për të gjitha viktimat, duke përfshirë edhe fëmijët e tyre, pavarësisht nga vullneti i viktimës për të dëshmuar në procedurën kundër kryerësit të veprës.
është veprim nëpërmjet të cilit, me forcë, kërcënim serioz, mashtrim ose forma të tjera të detyrimit, rrëmbimit, mashtrimit, abuzimit me pozitën ose gjendjen e shtatzënisë, pafuqisë ose paaftësisë fizike apo mendore të një personi, ose nëpërmjet dhënies apo marrjes së pagesave apo përfitimeve të tjera për të siguruar pëlqimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, rekruton, transporton, transferon, blen, shet, strehon ose pranon persona për qëllime shfrytëzimi nëpërmjet prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, pornografisë, punës ose shërbimeve të detyruara, skllavërisë, martesave të detyruara, shtatzënisë së detyruar, birësimit të paligjshëm ose marrëdhënieve të ngjashme, lypjes lëmoshë, shfrytëzimit për veprimtari të ndaluara me ligj ose transplantimit të paligjshëm të pjesëve të trupit të njeriut.
është çdo person fizik i cili është i ekspozuar ndaj ndonjë forme të dhunës.
është një fenomen me të cilin një person kryen sjellje/veprime të dëmshme ndaj një personi tjetër (viktimës), duke shkaktuar pasoja të ndryshme psikologjike dhe fizike. Te viktimat e dhunës me bazë gjinore ndodh shpesh edhe viktimizimi sekondar, i cili i referohet përsëritjes së mëtejshme të sjelljeve të dëmshme ose nga vetë kryerësi ose nga persona të tjerë, si për shembull fajësimi i viktimës se është fajtore ose se e ka shkaktuar dhunën, sjellje jo e duhur e personelit mjekësor, sistemit gjyqësor, punonjësve të policisë ose personave dhe organizatave të tjera të cilëve viktima u është drejtuar për ndihmë. Viktimat e dhunës me bazë gjinore pothuajse gjithmonë janë të ekspozuara ndaj viktimizimit sekondar, veçanërisht nga anëtarët e komunitetit në të cilin jetojnë.
është instrument vlerësimi dhe analize që kryhet nga përfaqësuesi ligjor ose personi profesional për të përcaktuar nivelin e rrezikut për përsëritje të dhunës ose për një vrasje të mundshme ndaj viktimave të dhunës në familje, në bazë të veprimeve dhe sjelljeve të fundit të kryerësit të veprës, si dhe në bazë të ndryshimeve në sjelljen e tij. Institucionet kompetente janë të detyruara të kryejnë vlerësim të rrezikut nga rreziku serioz për jetën dhe integritetin fizik dhe psikik të viktimës dhe anëtarëve të familjes së saj, si dhe vlerësim të rrezikut për përsëritjen e dhunës, me qëllim menaxhimin e rrezikut dhe sigurimin e masave për ndihmë dhe mbrojtje të koordinuar të viktimës. Vlerësimi i rrezikut kryhet me urgjencë brenda 12 orëve nga raportimi.